Report TV - Marrëveshja për 'Zgjedhoren'/ Meta: Pasoja të mëdha për vendin nëse s'do kishte konsesus

  • 4 years ago
SHKODËR- Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje me konsensus për 'Zgjedhoren', duke theksuar se nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.

Nga qyteti i Shkodrës, kreu i shtetit e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm, e ndërsa shtoi se tani më është shumë e rëndësishme edhe implementimi i kësaj Reforme.Është hedhur një hap shumë i rëndësishëm përpara. E kam parasysh se cila do të ishte pasoja nëse nuk do të kishim pasur një marrëveshje konsensuale. Ndoshta ka shumë qytetar që nuk janë shumë të lumtur se kanë pritur ndryshime më thelbësore dhe të sistemit, por fakti që kemi një marrëveshje është shumë pozitiv, por të kishim parasysh se cilat do të ishin pasojat nëse s'do kishte një konsensus, që nga mos çelja e negociatave të BE. Është e tepër për këtë komunitet me kaq shumë probleme sociale për ta përballuar këtë, duhet vazhduar me të gjitha hapat e tjerë që të garantojnë momentin e zbatimit, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përshpejtimin e çeljes së negociatave. Të mendohet më shumë për familjet në çadra, dhe këtë duhet ta bëjnë vendimmarrësit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar të varfrit është demokracia se është e qartë që niveli i varësisë është asimetrike me demokracinë", tha presidenti Ilir Meta.

Recommended