Zone e Lire/ Kengetari me fame boterore ne Shqiperi

  • 6 years ago
Souf është ndër këngëtarët më të njohur në mbarë botën dhe shumë këngë të tij janë tashmë hite.

28-vjeçari ka mbi 300 milionë klikime në ?You Tube?. Sot ai ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? nga ku tregoi se për të është hera e dytë që vjen në Shqipëri. Gjatë emisionit këngëtari tha se në moshën 11-12 vjeçare ka patur një shok shqiptar, i cili i fliste gjatë gjithë kohës për Shqipërinë.

?Nuk është punë modestie, por mua më pëlqen të zbuloj vende të reja. Për mua është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kur kam qenë i vogël kam patur edhe një shok shqiptar. Kam qenë 11-12 vjeç, mbaj mend që ai mbante në dhomën e tij një flamur shqiptar dhe fliste gjithë kohën për Shqipërinë. Shqipëria më pëlqen shumë, më kujton jugun e Francës ku deti mali bashkohet me detin. Ne ngjajmë, madje njëri më foli shqip, por s'kuptova gjë, i thash që s?jam shqiptar.

Mamaja ime është nga Algjeria dhe babai nga Maroku, shkoj shpesh në atje, gjuha është thuajse e njëjtë, nuk ndryshon shumë?, tha Souf./tvklan.al

Recommended