Debati per pasqyrimin e fushates elektorale ne media - (19 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Debati për pasqyrimin në media të aktiviteteve të fushatës elektorale është zhvendosur në zyrat e parlamentit. Në prani të zëdhënësit të OSBE-së, Jovani Porta, drejtuesit e mediave elektronike, kundërshtuan detyrimet që janë vendosur ndaj tyre për pasqyrimin e fushatës, kryesisht për partitë e vogla.

Kryetari i Komisionit të Medias Sali Lalaj tha, se media nuk është organizatore e trazirave, por duhet të shmang transmetimin e sharjeve, fyerjeve, apo thirrjeve për dhunë nga goja e politikanëve. Kryetari i KKRTV, Sefedin Çela, paraqiti konstatimet e monitorimit gjatë kësaj periudhe.

Sefedin Çela:- ?Disa operator bëjnë komente që afishojnë krah subjekteve politike, nuk identifikojnë në kronika gazetarin dhe operatorin, nuk japin burim informacioni dhe as krijojnë akses për përgjigje, duke rënë ndesh me nenet e ligjit 8410. Disa operatorë organizojnë sondazhe, pa i prezantuar audiencës kritere për shkallën e vërtetësisë së tyre?.

Zëdhënësi i OSBE-së Jovani Porta, kërkoi të shmangen fotomontazhet nëpër gazeta. Sipas diskutantëve media nuk duhet të bëjë komente pro apo kundër partive politike. Të dhëna të plota mbi shifrat e monitorimit në media elektronike të fushatës elektorale, do të jepen të shtunën nga Këshilli Kombëtar i RTV./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended