Këshilli i Europës apel per zgjedhjet lokale ne Shqiperi - (18 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Këshilli i Europës ka reaguar sot ndaj deklaratave të deputetëve demokrat për mosnjohjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi special i KE në Tiranë, Jorgen Grunet, u shpreh për Tv Klan se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të veprojnë në frymën e konsensusit, përsa i përket KQZ-së.

?Zgjedhjet lokale shihen nga Komuniteti Ndërkombëtar si një provë e madhe për demokracinë shqiptare. Nuk është marrë akoma një vendim përfundimtar mbi KQZ, prandaj le të shpresojmë akoma në një zgjidhje?.

Përsa i përket monitorimit të zgjedhjeve, Grunet shprehet:

?Në bazë të kërkesës së qeverisë shqiptare KE, nëpërmjet kongresit të autonomisë lokale e rajonale, do të dërgojë vëzhgues në Shqipëri, ndërsa pala tjetër e monitorimit, do të jetë OSBE-ja përmes zyrës së saj që quhet ODHIR. Organizatat e ndryshme monitoruese do të koordinojnë punën, asnjëra nuk do të kryesojë tjetrën dhe nëpërmjet një deklarate të përbashkët do të paraqesim të njëjtin mendim për zhvillimin e zgjedhjeve?.

Këto deklarata të përfaqësuesit të Këshillit të Europës në Tiranë Grunet, bëhen në pesë vjetorin e pranimit të Shqipërisë në këtë organizëm europian. Parlamentarë të pozitës dhe opozitës, diplomatë dhe gazetarë morën pjesë në promovimin e librit ?Këshilli i Europës dhe Shqipëria?, në të cilën botohen rezolutat e miratuara për zhvillimet politike, gjatë këtyre viteve në vendin tonë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended