Presidenti Mejdani vendos daten per zgjedhjet lokale - (28 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Presidenti Mejdani ka caktuar sot 1 Tetorin 2000, ditën kur shqiptarët do t?ju drejtohen kutive të votimit, për zgjedhjet e votuesve të pushtetit lokalë. Raundi i dytë i votimeve do të mbahet më 15 Tetor. Qendrat e votimit në këto zgjedhje lokale do të hapen në orën 8 të mëngjesit e do të mbyllen në orën 18 të pasdites.

Votimi do të kryhet në pesë mijë qendra votimi në të gjithë vendin. Rezultatet zyrtare të këtyre zgjedhjeve do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këtë komision janë regjistruar mbi 13 parti, ndërsa afati i fundit për partitë që hyjnë në zgjedhje është data 15 Gusht. Socialistët konkurrojnë së bashku me socialdemokratët, ndërsa në zonat e minoritetit do të bashkëpunojnë me PBDNJ.

Nga ana tjetër demokratët do të bashkëpunojnë me partitë e Bashkimit për Demokraci. Ndërkohë sot KQZ, ka kërkuar përsëritjen e procedurës për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni. Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të vëzhgohen nga 170 vëzhgues ndërkombëtarë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended