Jemin Gjana per kandidaturat e PD ne zgjedhjet lokale - (2 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva -Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka përfunduar dy fazat e para të strategjisë së saj për zgjedhjet lokale. Ndërkohë faza e tretë ka të bëjë me përcaktimin e emrave që do të kandidojnë në këto zgjedhje. Deri tani drejtuesit e lartë demokratë, janë treguar mjaft të kujdesshëm, për të mos dekonspiruar të paktën emrat e atyre që do të kandidojnë në bashkitë kryesore të vendit, e veçanërisht për Bashkinë e Tiranës.

Jemin Gjana, Nënkryetar i PD:- ?Faza e përcaktimit të kandidaturave është faza përmbyllëse, fazë e cila do të koencidojë pikërisht me shpalljen e kandidaturave pastaj fillimin e fushatës. Janë përcaktuar dy faza të tjera me të cilat po punohet intensivisht. Kështu që, fakti që ende ose e kemi përcaktuar atë si fazën përfundimtare përmbyllëse të periudhës para çeljes së fushatës me kandidatët, do të thotë që ende strukturat legale të PD, nuk janë marrë me çështjen e kandidatëve?.

Megjithatë në korridoret e selisë blu, qarkullojnë emrat pretendent për Bashkinë e Tiranës. Bamir Topi, Mentor Petrela apo avokati Spartak Ngjela, i propozuar nga grupimi Bashkimi për Demokraci, janë emrat e përfolur dei tani, por jo të konfirmuar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended