Mblidhet Kryesia e PD, pergatitjet per zgjedhjet lokale - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot të përshtasë të gjitha strukturat e saj me procesin zgjedhor. Që nga e premtja e kësaj jave, sipas një programi të përcaktuar, anëtarët e komisionit elektoral së bashku me grupet e punës, do të zhvillojnë mbledhjet e kryesive në rrethe, për të vëzhguar ecurinë e përfaqësimit të PD në komisionet lokale, si dhe vëmendjen e strukturave në rregjistrimin e popullsisë.

Gjatë këtyre mbledhjeve do të përcaktohen edhe datat e aktiviteteve të Partisë Demokratike në rrethe, që do të thotë fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale.

?Shpreh bindjen e thellë, se demokratët shqiptarë kanë të gjithë epërsinë morale, programore dhe eksperiencën qeverisëse, për të fituar zgjedhjet?, tha kryetari i PD Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended