Reformatoret: Mbeshtesim kandidatet e PD-se ne zgjedhjet lokale (26 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Reformatorët e Partisë Demokratike kthejnë sytë nga selia blu. Ata kanë deklaruar sot se si anëtarë të saj, do të përkrahin plotësisht kandidatët e Partisë Demokratike në fushatën për zgjedhjet lokale. Sipas Leonard Demit, grupi i reformatorëve nuk ka bërë asgjë të keqe ndaj Partisë Demokratike.
"Është e natyrshme që ne do të përkrahim kandidatët e Partisë Demokratike kudo që të jenë, por nga ana tjetër ne i sygjerojmë strukturave përkatëse të partisë për disa figura që ne mendojmë se i bëjnë jehonë partisë. Idea jonë është në të mirë të partisë."
Krerët demokratë u thonë jo dorës së zgjatur nga reformatorët. Nuk kemi nevojë për njerëz pa përkrahje si ata ka deklaruar zëdhënësi i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
"Për ata që e quajnë veten reformatorë mesa di unë disa ditë më parë ishte Partia Socialiste që deklaroi se mbështeste reformatorët. Sa për Partinë Demokratike, nuk ka nevojë që të mbështeten nga reformatorët sepse ata nuk kanë as mbështetjen e grave të tyre."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended