Prishet marreveshja PS-PSD per zgjedhjet lokale - (31 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Prishet marrëveshja elektorale e arritur disa ditë më parë mes socialistëve dhe socialdemokratëve për të konkurruar me kandidatë të përbashkët, në të gjitha komunat dhe bashkitë e Shqipërisë. Kryetari i PSD Skënder Gjinushi, ka mbledhur sot këshillin kombëtar të partisë së tij, për të përcaktuar kandidatët socialdemokratë për kryebashkiak.

I pyetur për mbledhjen e sotme të socialistëve Gjinushi tha:

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- ?PSD po përpunon kandidaturat e veta. Sot do të marri një vendim, për mënyrën e konkurrimit të kandidatëve të PSD dhe mënyrën se si do të mbështesin njëri-tjetrin PS me PSD. Mesa duket ende nuk ka shumë gjasa që të kemi kandidatë të përbashkët gjithandej, siç ishte dëshira e parë?.

Gazetarja:- Si do të konkludoni me PS, e cila sot shpall emrat përfundimisht?

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- ?Pikërisht përderisa ajo shpall emrat edhe ne do të shpallim emrat më vete?.

Të fitojmë mbi 10% me kandidatët tanë për t?u renditur si partia e tretë në vend, ka qenë objektivi kryesor i socialdemokratëve./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended