Kosova pergatitet per zgjedhjet lokale - (13 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Pak ditë më parë kryeadministratori Kushner, ka nënshkruar një dokument mbi zgjedhjet lokale në Kosovë. Zgjedhjet lokale do të jenë një ndër provat më të vështira që administrata e Kushnerit së bashku me OSBE-në duhet të kalojnë. Mandati për zgjedhjet e para lokale do të jetë dy vjet.

Sistemi proporcional do t?i japë më shumë mundësi edhe minoriteteve të marrin pjesë në botën politike, por hartuesit e kësaj rregulloreje kanë marrë kundërshtimet e para, të cilat kanë ardhur nga partia e Thaçit. Pra Everts ka vendosur, që Kosova të ketë një formë tjetër votimi nga ajo e Shqipërisë. Të gjitha partitë politike do të kenë shanse jo të vogla për të marrë pjesë në politikën lokale.

Në këtë mënyrë UMNIK-u është i vendosur të ndihmojë në krijimin e një klime pluraliste në Kosovë. Një sistem i tillë me lista të hapura, ku një votues mund të votojë për një kandidat ose për një parti sipas ekspertëve është një mënyrë shumë moderne dhe demokratike.

E reja tjetër e kësaj rregulloreje është fakti se 1/3 e kandidaturave të para duhet të jenë femra. Zëdhënësi i OSBE-së sqaron për Tv Klan se ky do të jetë një sistem shumë pluralist dhe modern që ndër të tjera do të mënjanojë pakënaqësi. Sipas tij, ky sistem nuk është i përhershëm dhe është model i sistemeve perëndimore./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended