Koalicioni PS-PSD me kandidate te perbashket ne zgjedhjet lokale - (21 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Koalicioni Aleanca për Shtetin e ka përfunduar misionin e tij në prag të zgjedhjeve lokale. Aleancistët nuk janë befasuar nga preferenca e socialistëve për të bashkëpunuar me socialdemokratët, në kandidaturat për kryetar komune dhe bashkie. Në Durrës, Nano vërtetoi akuzat tona, theksoi Zogaj.

Preç Zogaj:- ?Në konceptin tim koalicioni ka kohë që e ka përmbushur misionin, për sa kohë që nuk ka më një motiv për të qenë i tillë, por vendimi i djeshëm duket normal. Për debatet që janë zhvilluar dhe zhvillohen në Shqipëri, brenda ose jashtë koalicionit, për çështje të mirë përdorimit të pushtetit, për çështje të luftës kundër korrupsionit, zakonisht faktet që kemi paraqitur ne kanë qenë të pakundërshtueshëm dhe PS ka reaguar pozitivisht për problemet që ngritëm ne?.

Për Petro Koçin aleatëve nuk do t?ju lihen zona të lira, por do të bashkëpunohet me ta sidomos për kandidimet nëpër komuna.

Petro Koçi:- ?Partia Socialiste, nuk do të lërë asnjë zonë të lirë, në asnjë komunë edhe bashki nuk do të ketë kandidatë, të cilët nuk do të përfaqësojnë PS, por gjithsesi ne jemi të vendosur që në disa komuna, pse jo dhe në ndonjë bashki mund të kemi kandidatë të përbashkët?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended