Partia Socialiste pergatitet per fushaten e zgjedhjeve lokale - (24 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Socialiste pasi ka përfunduar të gjitha detyrimet ligjore për zgjedhjet lokale dhe para se të nis zyrtarisht fushatën po rakordon veprime brenda strukturave të saj, por edhe me organizma ndërkombëtare, që të monitorojnë procesin zgjedhor.

Sot në selinë rozë, kryetari i PS së Tiranës Musa Ulqini, ka takuar disa përfaqësues të OSBE-së, të cilëve iu ka treguar pikat kryesore ku do të bazohet dhe zhvillohet fushata socialiste. Ndërkohë kandidati për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, pas takimit me kandidatët e 11 minibashkive ka shkuar sot në zyrën e kryetarit socialist Fatos Nano, për herë të parë pas shpalljes zyrtare të kandidaturës së tij.

Ndërkohë nesër Partia Socialiste do të organizojë një takim trajnues me të gjithë kandidatët për kryetar bashkie dhe komune. Kjo do të shërbejë si përgatitje paraprake për të shkuar pas 1 Shtatorit, ditës zyrtare të shpalljes së fushatës pranë elektoratit shqiptar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended