Partia Socialiste ndez motoret per fushaten e zgjedhjeve lokale (25 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Socialiste ka ndezur të gjithë motorët për fushatën e zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kryetari Malaj urdhëroi deputetët socialistë të heqin dorë nga lejet për pushimet verore dhe të përqëndrohen në takimet bindëse me bazën në të 100 zonat elektorale ku janë zgjedhur.
Deputetët përkrahën platformën zgjedhore të partisë, por nuk kanë kandiduar për emra konkretë kandidatësh për kryetarë komunash apo bashkie. Malaj u kërkoi deputetëve që të jenë prezentë në Parlamenti të shtunën ku duhen 3/5 e votave për miratimin e projektligjit për organet e qeverisjes së pushtetit lokal.
Sot pasdite kryesia socialiste do të konkretizojë kandidaturat për pushtetarë lokalë dhe mënyrën e organizimit të mitingjeve elektorale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended