Partia Demokratike nis fushaten në bazë per zgjedhjet lokale - (4 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Partia Demokratike e ka zhvendosur në bazë fushatën për zgjedhjet lokale të 1 Tetorit. Ditët e fundit disa nga drejtuesit më të lartë të saj kanë zhvilluar takime me demokratët e Patosit, Ballshit dhe Lushnjes. Këto zgjedhje, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PD Ridvan Bode në Patos, janë zgjedhje për pushtetin lokal, por elektorati pret me padurim që nëpërmjet votës të shpreh indinjatën e tij ndaj pushtetarëve aktual.

Ndërsa në qytetin e Ballshit, ai i ftoi qytetarët të votojnë për PD, duke deklaruar se me mandatin e tyre do të vendosin shtetin ligjor, përgjysmojnë taksat, do të rrisin rrogat e pensionet etj. Ndërkohë sot në Lushnje kanë zhvilluar një takim me zgjedhësit, nënkryetarja e PD Jozefina Topalli dhe deputetët Shamata e Murrizi.

Kemi bindjen më të thellë, u shprehën ata, se zgjedhësit e këtij qyteti do të ndëshkojnë me votën e tyre ata që e zhytën Lushnjen në kaos, varfëri e mjerim./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended