Partia Demokratike regjistrohet ne KQZ (15 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike më në fund është regjistruar sot në KQZ. Rreth mesditës një përfaqësues i pushtetit lokal dhe juristi i kësaj partie, kanë dorëzuar pranë KQZ-së dokumentacionin e PD-së. Më në fund plotësohet numri 33 i partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 1 tetorit.
Po sot është zhvilluar dhe procedura e votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të KQZ-së. Pas votimit të fshehtë është zgjedhur nënkryetare Mimoza Arbi. Të gjithë anëtarët e komisonit votuan në bazë të një flete ku ishin shënuar të gjitha emrat e tyre. Pasi disa nga anëtarët u tërhoqën me shumicë votash u zgjodh juristja Arbi.
Po sot mësohet se Fotaq Nano të ketë pasur një takim kokë më kokë me Kryeministrin Meta ku kanë diskutuar për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor dhe mbështjetjen që do japë qeveria për këtë komision./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended