Rregullat qe duhet te zbatojne televizionet private gjate zgjedhjeve lokale (18 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Radiotelevizionet publike dhe private do të kontrollohen gjatë fushatës elektorale. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizioneve u ka dërguar organeve të medias një material ku u kërkon atyre respektim të kërkesave ligjore të etikës gjatë fushatës elektorale. Kryetari i këtij këshilli Sefedin Çela shpjegon qëllimin e këtij akti.
"Kodi elektoral, por dhe ligji 8410 për radiot dhe televizionin publik dhe private, ngarkon këshillin kombëtar të radios dhe televizionit të monitorojë veprimtarinë radiotelevizive, në radhë të parë atë programore. Në këtë kuadër ligji 8410 kërkon plotësinë, paanësinë dhe tërësinë e informacionit të fushatës zgjedhore. Për fushatat elektorale kërkohet nga mediat private kërkon informacion të paanshëm për veprimtaritë e subjekteve zgjedhore. "
Paanshmëria, vërtetësia, pluhralizmi i informacionit, dinjiteti vetjak si dhe bindjet politike janë respektimi i të drejtave themelore. Kjo është me pak fjalë ato çka një organ i medias duhet të respektojë, ndryshe ka dhe sanksione. Gjithashtu detaje të tjera teknike si njohja e logos së stacionit apo frekuenca e radios, emri i gazetarit, ndalimi i reklamave gjatë lajmeve zgjedhore janë kushtet e vëna që sipas Çelës siguron një situatë të paanshme të zgjedhjeve elektorale./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended