Pas zgjedhjeve lokale, partite duhet te kthejne financimet nga buxheti i shtetit (9 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale, 24 parti politike janë të detyruara të rikthejnë financimet e dhëna nga buxheti i shtetit për fushatën elektorale. Nga 40 milion lekë rreth 19 milion lekë do të kthejnë partitë që në zgjedhje fituan 9,2% të votave. Në këto vite tranzicioni janë krijuar rreh 50 parti politike ku pjesa më e madhe e të cilave nuk u gjenden as zyrat e as drejtuesit.
Mbi 2% në zgjedhje ka fituar e Djathta e Bashkuar, republikanët, demokristianët, aleancistët, socialdemokratët, socialistët dhe demokratët. Ndërsa nën 2% janë renditur 45 parti ndër të cilat Forca Albania, Partia e Emigracionit, Lidhja Kombëtare apo Alternativa Liberale. Ndërkohë KQZ ka urdhëruar prodhimin e fletëve të reja të votimit për komunat dhe bashkitë në balotazh./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended