Ora News - KLSH: Në 9 muaj buxheti i shtetit pësoi një dëm prej 223 mln lekësh

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Vetëm në 9 muaj në arkën e shtetit është shkaktuar një dëm prej 223.3 mln leke vetëm nga tatim-taksat.

Në përfundim të auditimit Kontrolli i lartë i Shtetit ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh në Tatime.

Ndërkohë që mësohet se vetëm pak javë më vonë një raport është dorëzuar në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ku kërkohet që të shkarkohet nga detyra zv.drejtori Xahvit Curri si dhe drejtoreshën e rimbursimeve të TVSH-së Aida Gega.

Mësohet se këta dy drejtues të lartë të Tatimeve i kanë shkaktuar buxhetit dëm trë konsiderueshëm që rrin në disa milionë.

Ndërkohë që pritet tashmë edhe reagimi i drejtorisë së tatimeve në lidhje me këtë raport i cili mbetet konfidencial. Në total buxheti i shtetit në 9 muaj, ka pësuar një dëm ekonomik të frikshëm.

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë në pah se dëmi ekonomik është 957.3 mln euro, ku vetëm koncesionet kanë sjellë një efekt negativ prej 16.8 mln euro.Problematike janë edhe doganat dhe prokurimet.

Nisur nga këto shkelje, KLSH ka rekomanduar 66 propozime për ndryshime ligjore, në kuadrin e brendshëm rregullativ të institucioneve me synim forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike.

Përveç masave administrative, Prokurorisë i janë përcjellë edhe 34 kallëzime penale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klsh-ne-9-muaj-buxheti-i-shtetit-pesoi-nje-dem-prej-223-mln-lekesh

Recommended