Buxheti faktik 2017 te ‘Ekonomia’/ Ahmetaj: Borxhi brenda objektivit. KLSH: Nuk është 70, por 72%
  • 6 years ago
TIRANE-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar buxhetin faktit të vitit 2017. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj e ka vendosur ndër të tjera theksin te borxhi publik, që sipas tij në vitin 2017 ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind.

Në vitin 2017 shënuam një ulje të borxhit publik. Ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë, rritja ka qenë 3.84% nga 3.4% në vitin 2016. Buxheti duhet të ulet deri në nivelin 45%. Viti 2017 ishte elektoral dhe pati edhe një specifikë, qeverinë teknike dhe e bënë që të ishte test real për financat publike dhe perspektivën e qëndrueshmërisë së tyre. Qeveria nuk krijoi borxh të ri. Shifrat janë në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe me detyrimet që Parlamenti i ka vendosur qeverisë. Në vitin 2017 treguesi i borxhit publik ka një rënie me 2 për qind dhe nga 72.3 për qind ky borxh ra në 70.1 për qind.

Arben Ahmetaj
Recommended