KLSH: Borxhi Tatimor 1.07 miliarde dollare, sa 7% e PBB-se
  • 5 years ago
Vlera e borxhit që bizneset kanë ndaj administratës tatimore ka arritur në 1 miliard e 77 milionë miliardë dollarë në fund të vitit që shkoi, duke u rritur me 120 milionë dollarë nga 2017-a.
Një raport, auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se afërsisht gjysmën e kësaj vlere e zotërojnë 50 subjekte të mëdha, shumica prej të cilave kanë konvertuar statusin në pasiv, duke e vështirësuar më shumë mbledhjen e detyrimeve.
Por shifra më shqetësuese për Kontrollin e Lartë të Shtetit lidhet me krijimin e detyrimeve të reja, ku vetëm në 2018-n borxhi i ri arriti në 287 milionë dollarë. ?Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e borxhit për vitin 2018 janë: shtesat e borxhit të cilat vijnë nga vlerësimet dhe rivlerësimet e Administratës Tatimore, moskryerja e pagesave nga tatimpaguesit dhe mos marrja e masave shtrënguese nga administrata tatimore.?
Në total janë rreth 145 mijë subjekte që rezultojnë më detyrime të papaguara, shumica e të cilave janë në zërin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimit mbi Fitimin, ndërsa konstatohen po ashtu edhe detyrime të konsiderueshme në zërin e Sigurimeve Shoqërore, ku shumë kompani nuk kanë derdhur kontributet për punonjësit. Më të rregulltit rezultojnë individët, të ardhurat personale zenë vetëm 1% të borxhit në Tatime.
Borxhi tatimor ka qenë gjithmonë një shqetësim për të gjitha qeveritë, por edhe për institucionet ndërkombëtare që kanë asistuar vendin. Në rastet e rritjes së tij, qeveritë kanë iniciuar nisma për faljen e tyre, të cilat janë kritikuar nga organizmat ndërkombëtarë. Si efekt i ligjit të faljes, borxhi tatimor u ul me 35 % në 2017-n, ndërsa një vit më pas ai është rritur në të njëjtat nivele.
Recommended