Report TV - Pr/buxheti i 2019, Ahmetaj: Rritje ekonomike 4.3%, borxhi ulet në 64,9%
  • 5 years ago
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë prezantoi disa nga objektivat e projektbuxhetit për vitin 2019.

Ai tha se në fund të 2019-s parashikohet që borxhi publik të ulet nën 64,9% nga 70% që është tani sipas qeverisë, ndërsa KLSH pak ditë më parë përmes një raporti u shpreh se është 72%.

Persa i përket rritjes ekonomike, ministri theksoi se parashikohet që për vitin 2019 të jetë 4.3%.

Rritja ekonomike për 2019 projektohet 4.3%, borxhi publik do bjerë në 64.9%. Investimet nga qeveria në vitin 2019 do të jenë 5% e GDP-së. Qeveria do të vazhdojë investimet që arrijnë 900 milionë dollarë.

Arben Ahmetaj
Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj përsëriti se në 1 prill të vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në shëndetësi, arsim dhe për ushtarakët. Gjithashtu ministri tha se 119 mijë nxënës do të përfitojnë tekstet falas, ndërsa do të ndërtohen 100 qendra të reja shëndetësore dhe disa spitale.
Recommended