Report Tv-Buxheti 2019/ Basha: Nuk sjell rritje ekonomike
  • 5 years ago
TIRANE - Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, pas miratimit nga Kuvendi të buxhetit të shtetit për vitin 2019, Lulzim Basha e konsideroi si buxhetin e vjedhjes. Sipas tij, buxheti nuk sjell rritje ekonomike, ndërsa shtoi se janë planifikuar 18 milionë dollarë për shpenzime luksi për makina e zyra dhe 110 milionë dollarë sipas tij do shkojnë si pagesa për oligarkët. Sipas Bashës, që prej ardhjes së Ramës në pushtet, kanë mbyllur qepenat 73 mijë biznese. Më të prekura nga ky buxhet, tha Basha do jenë familjet e varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Sot organizata kriminale e rilindjes ka kaluar buxhetin që legjitimon zhvatjen e taksave tuaj dhe pasuron një grup oligarkësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se në qeverisjen e Ramës 97% e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe me tatime të larta dhe rritjes së çmimeve. Është fakt se kjo rritje galopante e taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në ditët. Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës.

A e dini se sa lekë do të shpenzojë qeveria e Edi Ramës për luks në vitin 2019? Vetëm për zyra, kolltuqe, shpenzime luksi, buzëkuq qeveria dhe makina, kjo qeveri ka vendosur që të vitin 2019 të shpenzojë 18 milionë dollarë. Këto para vetëm për rehatinë e tyre. Kjo shumë parash është e barabartë me buxhetin e 9 mijë familjeve që mund të merrnin një ndihmë ekonomike. Vetëm për Unazën e Re shteti shqiptar do shpenzojë aq sa nevojiten për një vit për familjet në nevojë. Kemi mbi 150 mijë familje në nevojë ekstreme që nuk sigurojnë bukën e gojës. 290 mijë bashkëqytetarët tanë do të gëdhihen dhe do të ngrysen me një vakt të ngrënë. Në vend që të mendohet për këta njerëz, buxheti për këta njerëz është i barabartë me vjedhjen te Unaza e Re. 40 mln euro shpenzohen të Unaza e Re, të njëjtat nevojiten për familjet në nevojë. Borxhi arrin në 82/83%. Erdhi në pushtet se do ulte borxhin, por sot ka një borxh prej 74% dhe një borxh i fshehur prej PPP-ve që ka shkuar 2.2 mld euro. Vetëm përmes këtij borxhi, shqitparëve borxhi iu shkon 83% të PBB. 110 mln euro ka ndarë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, për të paguar oligarkët. Viti pasardhës do jetë 160 mln euro, për 10 oligarkë që vjedhin bashkë paratë e taksave të rritura.

...
Recommended