Report TV - Sejko: Të gjitha mundësitë për të përshpejtuar ritmet e rritjes ekonomike
  • 5 years ago
Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko është shprehur se ekonomia shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të përshpejtuar ritmin e rritjes ekonomike.

Sejko ka theksuar se objekti i final i Bankës së Shqipërisë, është që të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.Në një këndvështrim më të afërt, Shqipëria ka nevojë për rritjen e gjithanshme të shkallës së kulturës financiare. Ndër të tjera, kjo ndihmon shëndoshjen e financave personale dhe të biznesit, si dhe reduktimin e rreziqeve financiare, si për shembull ekspozimin e panevojshëm ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë ka qenë dhe do të mbetet në pararojë të edukimit financiar.?, -ka theksuar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Recommended