RTV Ora - BB parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në tre vitet e ardhshme
  • 5 years ago
#rtvora
Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike më të ngadaltë sesa në vitin 2018 për tre vitet e ardhshme.

Gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal per vendet e Ballkanit Perendimor, Hilda Shijaku, ekonomiste pranë BB-së në Shqipëri tha se rrisqet fiskale vijojnë të jenë prezente. Po ashtu protestat dhe pasiguria politike.

Ajo rendit faktorët e jashtëm dhe faktorët e brendshëm të saj.

Hilda Shijaku: "Në tre vitet e ardhshme ekonomia e Shqipërisë mendojmë se do rritet më ngadalë sesa në vitin 2018 për disa faktorë.

E para, ritmi i rritjes potenciale do jetë ai që do tërheqë rritjen ekonomike. Faktorët e përkohshëm që janë vënë re në vitin 2018 dhe në disa nga vitet më përpara mendojnë se nuk do jenë të pranishëm, megjithatë kjo rritje ekonomike shoqërohet nga rreziqe të jashtme dhe të brendshme. Ndër rreziqet e jashtme mund të përmendim luftën tregtare dhe marrëveshjet gjeopolitike të cilat mund të dobësojnë lidhjet ekonomike mes vendeve, sidomos me vendet partnere.

Një tjetër faktor është një rritje më e ngadaltë në rritjen ekonomike të vendeve të BE, sidomos Italisë, e cila regjistroi recension së fundmi. Gjithashtu kushtet më pak të favorshme të huamarrjes, që do rrisnin koston e huamarrjes për Shqipërinë, pasi është e ekspozuar ndjeshëm ndaj huamarrjes së huaj. Mund të faktorizohet si një nga rreziqet e jashtme.

Ndër rreziqet e brendshme mund të përmendim faktorët klimaterikë, që mund të gjenerojnë si në Shqipëri ashtu edhe në gjithë vendet e Ballkanit, momente pozitive për rritjen ekonomike por mund të ketë edhe vite në të cilat këto kryejnë dëme të mëdha.

Një tjetër dobësi e brendshëm është sektori financiar i cili ende vazhdojnë të vuajnë nga një diversifikim i ulët si edhe nga një kreditim i moderuar.

Nga pikëpamja fiskale unë përmenda pak më parë rreziqet që vijnë nga aktivitetet jashtë bilancit, të cilat nëse nuk menaxhohen në mënyrën e duhur mund të ezaurojnë hapësirat fiskale për politika të mëtejshme dhe mund të cenojnë konsolidimin fiskal.

Së fundmi, pasiguria politike dhe vonesa në zbatimin e reformave strukturore mund të dëmtojnë si klimën e biznesit ashtu edhe perspektivën e anëtarësimit në BE.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bb-parashikon-ngadalesim-te-rritjes-ekonomike-ne-tre-vitet-e-ardhshme
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended