Report TV - Soreca: Në dy vitet e ardhshme japim 19 mln Euro për Policinë e Shtetit!
  • 4 years ago
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se në dy vitet e ardhshme, BE do të japë 19 milion euro për Policinë e Shtetit në Shqipëri, duke e quajtur atë një investim për një Europë më të sigurtë.

"Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet i BE. Në dy vitet e ardhshme do japim 19 milion euro të tjera për të përmirësuar akademinë. Kjo duhet parë si një gur kilometrik i bashkëpunimit të BE dhe Shqipërisë. Krimi i organizuar nuk është një fenomen vendor dhe lokal. Ata varen nga lidhjet dhe bashkëpunimi transkombëtar. Investimi në sigurinë e Shqipërisë do të thotë investim në sigurinë e BE. Një Shqipëri më e sigurtë është një Europë më e sigurtë", u shpreh Soreca.
Recommended