Protesta/ Basha në Mirditë: Rama nuk reflekton, ejani t'i japim fund grushtit të shtetit

  • 5 years ago
Shtatë ditë nga data e protestës para Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Mirdita u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrëzojnë qeverinë Rama. Ai e cilësoi qeverisjen si 'grusht shteti' që duhet të rrëzohet në datë 16 shkurt.

"Ju kuptoj shumë mirë për hallet dhe problemet. Ju duhet tani dini, se këto probleme kanë shumica e shqiptarëve. 18-vjeç jam larguar nga Shqipëria në kërkim të mundësive. Dua t'u them se ajo që duhet të bëjmë është një detyrë e shenjtë. Gjushi duhet të ishte pas hekurave në cdo vend normal, por Rama e mbron. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët, ndaj me 16 shkurt, iu ftoj të gjithë së bashku, ti japim fund këtij grushti shteti, jo nga ushtarakët, por nga kriminelët, që kanë marrë bukën, paratë, vendet e punës, dëmshpërblimet, shëndetësinë, arsimin, ka marrë peng Shqipërinë.

Tani që rrugët politike po shterohen dhe Rama nuk reflekton, edhe mua në emër të PD-së nuk mund mbetet gjë tjetër veçse që të shprehni vullnetin e lirë në datë 16 shkurt. Ti jepni fund grushtit të shtetit, ta shembim këtë sistem të kalbur dhe të ndërtojmë një qeveri që u shërben qytetarëve. Ju e meritoni dhe do të keni një qeveri që do të zgjidhë hallet tuaja" tha Basha.

Recommended