Report TV - Rama: Nuk japim dot larmishmëri në zgjedhje (jo për fajin tonë)!
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Parlament, se nuk është faj i mazhorancës që në zgjedhjet e 30 qershorit në shumicën e bashkive garon e vetme. Sipas tij, e gjitha është një situatë që ata nuk e zgjodhën, por është përgjegjësi totale e opozitës, që nga momenti që doli nga parlamenti dhe bojkotoi zgjedhjet.

"E pranojmë si të keqen me të vogël zgjedhjen e atyre që na lënë me 1 kandidat në këtë bashki. Duke shkuar në zgjedhje me këtë dhimbje koke nga arratisja e opozitës ne nuk garantojmë dot larminë e plotë pluraliste të zgjedhjeve. Produkti i zgjedhjeve do jetë një hartë elektorale pothuasje 100% e purpurt nëse nuk do ketë ndonjë surprizë tek e tuk. Por kjo nuk ndodh se nuk na pëlqen neve të mos ketë garë në çdo bashki, dhe as se ka ndonjë plan totalitarist. Nuk është plani ynë ky, ky është plani i tyre. Ne duhet ta pranojmë realiteti si është për të mos rënë në kurthin dritëshkurtësisë nga meraku se qëndrimi në proces na bën bashkëfajtorë për shkak të zgjedhjes njëngjyrëshe! Jo aspak", u shpreh kryeministri.
Recommended