Ora News - JO-ja për negociatat, Gjosha: Nuk e ka fajin Franca e Holanda që s’kemi gjykata
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha fajtor kryesor për mos hapjen e negociatave është Kryeministri Rama që e ka lënë vendin pa gjykata dhe pa zgjedhje me standarde. Në një dalje për mediat, Gjosha tha se nëse nuk ka reflektim, rruga për në Europë do jetë gjithmonë e mbyllur.

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e quan të pakuptimtë përpjekjen e Kryeministrit Rama për të gjetur arsye brenda BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Gjoshës, Qeveria ka dështuar me plotësimin e kushteve, dhe kjo është e dukshme.

Gjosha: Sado arsye të mundohemi të gjejmë për situatën e brendshme të vetë BE, kërkesat e Francës për reformim të brendshëm apo balancën e pushteteve mes vendeve të BE dhe institucioneve të saj, askush nuk mund të thotë se Shqipëria ka shkëlqyer në detyrat e saj. Asnjë diskutim nuk rikthen dot shpresën e qytetarëve që vazhdojnë të largohen në masë çdo ditë. Asnjë hedhje faji mbi Francën dhe Holandën nuk na bën ne më pak fajtorë për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi.

Duke disa prej arsyeve që sipas ish-deputetes së LSI-së Europa i tha jo bisedimeve, Gjosha shprehu domosdoshmërinë e një pakti kombëtar për të dalë nga ky ngërç.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/jo-ja-negociatat-gjosha-nuk-e-ka-fajin-franca-e-holanda-qe-skemi-gjykata

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended