Ushtria e Iranit pranon fajin: Kemi goditur gabimisht avionin ukrainas
  • 4 years ago
Ushtria iraniane ka dalë në një deklaratë shokuse. Pasi po mohonte prej disa ditësh, ushtria e Iranit ka pranuar fajin, raporton televizioni shtetëror i Iranit.


Në deklaratë ushtria thotë se e ka goditur avionin ukrainas nga një gabim njerëzor për shkak se avioni fluturoi në zonën e Rojeve Revolucionare të Iranit. Ata që janë përgjegjës do të përgjigjen, vazhdon më tej deklarata.

Irani më parë kishte refuzuar aludimet se një prej raketave të tij rrëzoi aeroplanin pranë kryeqytetit, Teheranin, të mërkurën.

Por pas një presioni të vazhdueshëm të SHBA-së dhe Kanadasë që thonin se Irani ka qëlluar me raketë avionin ukrainas bëri që ushtria ta pranonte verpimin e kryer.

Kujtojmë që në avionin ishin 176 persona dhe të gjithë humbën jetën tragjikisht. Në avion kishte më shumë shtetas kanadez.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#Ukraine#TopChannel