Report Tv-Basha nga Kavaja: Me protestën e 16 shkurtit do t’i japim fund shtetit grabitqar
  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve të tij në rrethe duke mobilizuar të gjithë mbështetësit, për protestën e madhe të opozitës që pritet të mbahet me 16 shkurt në kryeqytet.

Gjatë një takimi që pati me të rinjtë e qytetit të Kavajës, Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng vendin dhe se falë ndjekjes së politikave të tij qeverisëse shqiptarët e kanë humbur besimin tek politika shqiptare.Basha u shpreh se opozita po ngihet për ti dhëën fund një shteti të korruptua dhe se me ardhjen në pushtet Partisë Demokratike,do të ndërtojë një kontratë të re sociale më qytetarët.

Sot nuk ka besim tek politika shqiptare , tek qeveria shqiptare. Politakanët e lidhur me krimin duhen largua nga parlamenti sa më parë, duhen larguar nga qeveria. Po ngrihemi për t?i dhënë fund një shteti grabitqar, dhe për të ndërtuar një tjetër kontratë sociale me të gjithë shqiptarët që duan atdheun e tyre, vendin e tyre! PD nuk do të lejojë asnjë të ri të mos shkollohet për shkak të kushteve të ulëta ekonomike. Mbështetje financiare për të rinjtë pa asnjë të ardhur, prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit për t?u paguar të gjithë koston e qersaë, ushqimit, librave, transportit publik dhe interurban. Për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave universitare, për bachelor dhe për master. Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, përgjysmim tarife.Misioni më i rëndësishëm i imi si kryetar i Partisë Demokratike, është të përgatis kushtet që kjo rini të marrë në dorë fatet e vendit nesër.

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike
Kryedemokrati Basha premtoi se gjëja e parë që do të bëjë me ardhjen e partisë së tij në pushtet është abrogimi i ligjit të arsimit të lartë, pasi sipas tij ky ligj ka dështuar dhe kjo punë do të fillojë me pedagogë e studentë për të ndërtuar një ligj me standarde europiane

PD me të ardhur në pushtet do të abrogojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Do të punojmë që sot për një Ligj të Standardeve Europiane.Partia Demokratike e kundërshtoi në Parlament, e votoi kundër dhe ju e dini fare mirë se një nga premtimet e mia të para, ka qenë anulimi i këtij ligji. Sot dua t?ju konfirmoj nga Kavaja se në ditën tonë të parë në pushtet, ne do ta abrogojmë ligjin për arsimin e lartë, si një ligj korruptiv, si themeli i gjithcckaje ka shkuar keq në arsimin e lartë në Shqipër. Puna do të isë sot me studentë e pedagogë për një ligj të standardeve europiane.

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike
Recommended