Vazhdojnë grumbullimet para bankave në Tetovë, pavarësisht rritjes së të prekurve nga Korona
  • 4 years ago
?Edhe përkundër faktit se për çdo ditë në Pollog, numri i të infektuarve me virusin korona po shtohet, e me këtë shtohen edhe apelet për mos-grumbullim, megjithatë këto apele si duket nuk vlejnë përpara bankave në Tetovë, ku grumbullimet, apo masa që mblidhet para tyre, çdo ditë e më tepër shtohen?.

Banorët ankohen se numrat nuk vlejnë. Edhe pse vijnë në ora pesë të mëngjesit, numri që marrin është mbi njëqind.

?Që nga ora pesë e deri tani jemi duke pritur. Kam marr numër po kot stë hyn në punë numri. Vjen në ora pesë të mëngjesit e merr numrin 120 apo 150. Nervozë kemi plot po çka të bëjmë?.

?Na krijon shqetësim, na krijon nervozë pa masë kjo. Tash edhe ata që lajmërohen çdo gjashtë muaj edhe atyre do iu japin kartela, edhe pensionistëve dhe do bëhet kaos?.?Ç`do ditë vijmë kot s?mund të kryejmë punë. Ka tre ditë që vij? rresht. Tollovi e madhe s?ka rend?.

Për të mbajtur rendin para bankave është angazhuar edhe policia.

Për çdo ditë dërgohen pjesëtar të policisë përpara bankave që t`iu dalin në ndihmë rend-mbajtësve të angazhuar për mbajtje rendi. Ndaj njërës nga bankat ku janë konstatuar shkelje të protokollit, së shpejti do të dilet edhe me parashtresë adekuate - deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Edhe shtabi i krizës në Tetovë ka kërkuar nga bankat që të gjejnë zgjidhje dhe mos të lejojnë grumbullimin e qytetarëve.

Bashkim Sulejmani
Recommended