Ora News - Buxheti 2019, ulen shpenzimet dhe borxhi publik, rritje pagash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria parashikon më pak shpenzime për vitin e ardhshëm kryesisht për mirëmbajtje dhe shpenzime dhe kapitale. Në draft buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet gjithashtu ulje e borxhit publik, i cili parashikohet të arrijë në 65.3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto 2019. Lajme të mira parashikohen ndër të tjera edhe për arsimtarët dhe sektorin e mbrojtjes ku parashikohen rritje pagash.

Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes parashikohet që të pësojnë një ulje gjatë vitit 2019. Kjo është e parashikuar në draft buxhetin e vitit të ardhshëm, tashmë të paraqitur në Këshillin e Ministrave për tu miratuar.

Qeveria shqiptare synon që me anë të shkurtimit të shpenzimeve të ulë borxhin publik në nivelin 65.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me trend rënës në vitet në vijim, në 62.8 pëqind në 2020 për ta mbyllur mandatin e qeverisë në nivelin 59.9 për qind.

Vihet re se konsolidimi fiskal do të vijë si rezultat i reduktimit të shpenzimeve publike në terma realë, ndërkohë që të ardhurat buxhetore mbeten konstante në periudhën 2019-2021.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/buxheti-2019-parashikohet-qe-te-ulen-shpenzimet-dhe-borxhi-publik-ne-653

Recommended