Rama: Rritje pagash për mësuesit dhe oficer nëpër shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama një fjalën e tij në prezantimin e buxhetit të vitit 2019 në arsim deklaroi se pjesë e këtij buxheti do të jetë rritja e pagës për të gjithë punonjësit e arsimit parauniversitar me 7 %.Ndër të tjera në këtë prezantim shefi i qeverisë është shprehur se në këtë buxhet ministria e Arsimit ka parashikuar rritjen e mësuesve ndihmës në 940 të tillë, që do ju vijnë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta, duke theksuar dhe faktin se është rritur siguria në shkolla ai u shpreh se në 2019 do të dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.?Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe kuptimplota. Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë. Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit arsimit. Rritja e pagës do ti kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi. Një rritje me 7%. Në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës. Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta, ndërsa deri në fund të mandatit do të kemi libra falas deri te fëmijët e klasave të nënta.?Gjithashtu në fjalën e tij kruyeministri Rama deklaroi se në buxhetin e vitit 2019 do të ketë një rritje fondesh për kërkimin shkencor në universitetet publike si dhe do të finalizohet dhe bibloteka digjitale të universitetit që do ju vijë në ndihmë të gjithë studentëve.

Recommended