Top News - Rama-rritje page për mësuesit/ Shkolla dhe pandemia

  • 3 years ago
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në kushte krejt të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavirusit, kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit. Mes të tjerash, Rama tha se dihet që me hapjen e shkollave do të rritet numri i infektimeve nga koronavirusi, por sipas tij, ky ishte një vendim i ekspertëve, pasi mbyllja e shkollave do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët.
Ne e dimë se me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete. Por duke vlerësuar nga ekspertët këtë vendim dhe duke parë vendet e tjera, e pamë që mbyllja e shkollave ishte një lajm i keq dhe do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët, me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t?i llogarisim deri në fund. Tani jemi të detyruar t?iu mësojmë fëmijëve krejt të kundërtën e asaj që iu kemi mësuar deri më tani, që jepi dorën shokut, tako shokun, etj., dhe tani janë pikërisht këto që s?duhen bërë, por pa iu ngritur zërin. Nga ana tjetër do të ketë ngarkesë të shtuar edhe në klasa për mësuesit. Që të mos humbasësh durimin në këtë proces, do të thotë që të jesh edhe shumë më tepër prind, madje prind shumë i veçantë, se dhe prindi e humb durimin.
Kryeministri Edi Rama ka premtuar një tjetër rritje paga për mësuesit. Kreu i qeverisë u shpreh se ashtu si mjekët edhe për mësuesit duhet të bëhet një sforco e madhe. Gjatë një takimi me mësuesit që kanë dhënë mësim online, ai u shpreh se rritja e pagave do të bëhet me buxhetin e ri.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkollat#EdiRama#TopChannel

Recommended