Ora News - Rama: Nga 1 prilli rritje pagash për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur datën 1 prill për rritjen e pagave në administratë. Në prezantimin e buxhetit të 6 të qeverisë socialiste, ai tha se rrogat në sektorin e shëndetësisë do të shtohen me 10%, në arsim 7% dhe në atë të mbrotjes 5-7%.

Rama: Duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin dhe kështu ka qenë edhe për rritjen e pagave më parë, kështu do të jetë përsëri, për mjekët, për infermierët, për mësuesit dhe për ushtarakët.

Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë. Besojmë shumë që është e domosdoshme dhe faktikisht do të jetë një rritje prej 10%.

Në sektorin e arsimit do të kemi një tjetër rritje të konsiderueshme prej 7%.

Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje.

Po ashtu do kemi një rritje në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë në një masë që do të variojë sipas kategorive, 5%-7%.

Në Buxhetin 2019 parashikon të ulë borxhin publik në shifren e 65.3.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-nga-1-prilli-rritje-pagash-mjeket-mesuesit-dhe-ushtaraket

Recommended