Ora News - Ulni borxhin publik! BB: Duhet të ulen shpenzimet për personelin dhe mirëmbajtjen
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse niveli i borxhit publik në Shqipëri ka arritur në 69.9% në 2017, përsëri në mbetemi një ndër vendet me nivelin më të lartë krahasuar me rajonin. Sipas Bankës Botërore është e nevojshme që qeveria të vijojë reformat midis të cilave të ulë shpenzimet për mirëmbajtjen dhe për personelin në mënyrë që të arrijë një borxh nën 60 % në vitin 2022.

Shqipëria mbetet një ndër vendet me nivelin më të lartë borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, duke qenë një problem serioz për ecurinë ekonomike.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi publik u ul në nivelin 69.9 për qind të prodhimit kombëtar, nga 72.3 për qind që ishte në dhjetor të vitit 2016.

E megjithatë Banka Botërore rekomandon që të vijojë konsolidimi fiskal, duke ulur në mënyrë të veçantë shpenzimet për personelin, mirëmbajtjen dhe qeverisjen lokale.

Sipas raportit të Bankës Botërore, raporti i borxhit publik në ekonominë shqiptare duhet të ulet nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2022.

Dy vite më parë, parlamenti shqiptar miratoi një ligj, i cili e detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulni-borxhin-publik-bb-duhet-te-ulen-shpenzimet-personelin-dhe-mirembajtjen
Recommended