Zbulohet paketa anti-shpifje/ Ja 11 rregullat që duhet të zbatojnë portalet

  • 5 years ago
Shqiptarja.com siguron draftin për formalizimin dhe rregullimin e portaleve online, që konsiderohet si pjesa e të famshmes ?paketa anti-shpifje?, e paralajmëruar gjatë muajve të fundit nga kryeministri Edi Rama. Që në krye, drafti përfshin për herë të parë portalet online në fushën e veprimit të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Portali identifikohet në draft si ''ofruesi i shërbimit të publikimeve elektronike?, i cili është person fizik ose juridik, i regjistruar në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike dhe ofron shërbime të publikimit elektronik. Neni 7 draftit, i cili shton neni 33/1 në ligjin për mediat audiovizive në fuqi që nga viti 2013, parashikon 11 parime, detyrime dhe rregulla, të cilat duhet të respektohen nga portalet gjatë publikimit të një lajmi, videoje, audioje apo çdo lloji forme materiali informues. Gazetat janë të përjashtuara nga ky ligj.

Rregullat dhe detyrimet për portalet

Çdo portal është i detyruar që të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Duhet të vendosin masa mbrojtëse për mospërdorimin e publikimeve për qëllime kriminale. Gjithashtu, publikimet nuk duhet të cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut. Publikimet duhet të ofrohen për të gjithë përdoruesit njëlloj, pa dallime ndërmjet sekseve, racave, besimit, etnisë apo bindjeve të personave që i përfitojnë ato. Drafti parashikon gjithashtu që portalet duhet të respektojnë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimeve që mund të nxisin vepra penale. Një tjetër detyrim i rëndësishëm ka të bëjë me respektimin e të drejtave të autorit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera ë lidhura me të. Po ashtu, çdo portal duhet të publikojë informacionin për emrin dhe adresën e personave juridikë si dhe emri dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, dritaren ku mund të bëhet ankesë për lajmin e publikuar si dhe të caktojë një person përgjegjës për sektorin përkatës të publikimeve. Ligji krijon edhe të drejtën për qytetarët apo institucionet që janë të prekur nga informacione të pasakta apo nga shpifje, të botojnë përgënjeshtrimin e tyre në faqe ëeb. Portalet, nga ana tjetër, nuk kanë asnjë përgjegjësi nëse boton materiale që dalin nga Kuveti apo nga institucione të tjera shtetërore.

Recommended