Paketa anti-shpifje, Musa Ulqini: Duhet te identifikohen pronaret e portaleve, kush i financon…
  • 4 years ago
Mbrëmjen e sotme në ?Opinion? debati është ngritur për paketën anti-shpifje, e cila pritet që të shkojë për miratim në Kuvend ditën e enjte.
Deputeti Musa Ulqini, i cili është dhe një nga relatorët e këtij ligji, duke iu përgjigjur ankesave dhe reagimeve që ka pasur përgjatë këtyre ditëve, por edhe të ardhura nga ana tjetër e panelit, dha disa shpjegime.
Ai tha se ky ligj rregullon portalet, të cilat i quajti si dukuri e re në Shqipëri.
?Ky ligj nuk rregullon median e shkruar, as elektronike, por rregullon një dukuri të re që janë portale. Ky ligj është një ligj që rregullon një sektor të parregulluar me një ndikim të jashtëzakonshëm. Ai i detyron të identifikohen, regjistrimi tek AMA është vullnetar?.
Ulqini tha se të mos diturit se cili është pronari i ?x? portali është një problem, pasi duhet të dihet se cili është personi pas tij dhe kush e financon.
?Ky është një problem shumë i madh se sot askush nuk di të thotë se kë kanë pronar, ku i kanë adresat, kush i financon, politika apo paratë e drogës... Ky ligj heq punën e zezë të gazetarëve tek portalet, lufton gjuhën e urrejtjes?. /tvklan.al
Recommended