Paketa anti-shpifje, Mentor Nazarko: Liria e shprehjes duhet të disiplinohet

  • 6 years ago
Propozimi i kryeministrit Edi Rama për paketën anti-shpifje shihet nga analisti Mentor Nazarko si i nevojshëm për të vendosur ndarje mes të vërtetave dhe gënjeshtrave. ?Brenda të vërtetave të mëdha sa një mal ka fije gënjeshtrash apo anasjellta dhe në gjykimin tim, në këndvështrimin e interesit publik kjo situatë duhet të disiplinohet edhe ligjërisht. Liria e shtypit është një e drejtë Kushtetuese por është po aq e vërtetë sa edhe dinjiteti njerëzor është gjithashtu një element i mbrojtur kushtetueshmërisht? thotë Mentor Nazarko, analist.

Por analisti Roland Lami ka një mendim ndryshe duke shpjeguar se për kryeministrin nuk është primare beteja me shpifjen. ?Është thjeshtë një zhvendosje të vëmendjes por nuk shoh një produkt edhe nëse merret akti në fjalë pasi rregullimet dhe formalizimet nuk bëhen nëpërmjet ligjeve por janë shumë më komplekse gjërat? u shpreh Roland Lami.

Recommended