Report TV -Gazetarët protestë kundër 'kapjes' së portaleve: Jemi kundër shpifjes

  • 4 years ago
TIRANË - Gazetarët, drejtues portalesh, përfaqësues së medias së shkruar e televizoneve e analistë, u bashkuan të gjithë para Kuvendit për të protestuar kundër paketës 'anti-shpifje', që në fakt vetëm emrin ka të tillë pasi thelbi i saj shkon deri aty sa e gjithë puna e gazetarëve në median online do të jetë e lidhur me AMA-n, e cila merr kompetencat e një gjykate. Gazetarët dhe aktivistët në protestë, pretendojnë se paketa anti shpifje nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online. Paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë.

Brenda sallës në seancë plenare, kryeministri Edi Rama mbrojti këtë paketë, duke i quajtur gazetarët shkelës së të drejtave të njeriut, por fjalën e tij e ndali më së shumti tek shpifja, e cila aktualisht gjen zgjidhje në dyert e gjykatës. Por shqetësimi i gazetarëve nuk është ky. Pas detajeve të draftit, fshihet cenimi i lirisë së fjalës - thanë gazetarët. Kjo lidhet me faktin se për të marrë në dorë një ankesë të qytetarit, nuk është gjykata që vendos, por dy institucioneve të Autoritetit të Mediave Audiozivize, që nga ky ligj e ndërron emrin në Autoriteti i Mediave Shqiptare (Këshilli i Ankesave dhe Bordi), pra jo gjykata. Nëse këto institucione të një organizmi të kushtëzuar nga shumica në pushtet siç është AMA, vendosin gjobë ndaj portalit, apo ta mbyllin atë, vendimet nuk pezullohen në rastin e ankimimit në gjykatë. Pra një portal duhet të mbajë mbi kurriz pasojat e vendimit të dhënë nga Këshilli i Ankesa që ka në përbërje gazetarë e juristë. Pezullimi i gjobave në momentin e ankimimit në gjykatë ishte një nga kërkesat më të forta të gazetarëve që protestuan, të cilët njëjtë edhe siç parashikohet në paketë, janë kundër shpifjes, por jo pro lejimit që një autoritet të jetë "gjyqtare" e përmbajtjes së lajmeve në portale

Recommended