Report TV - 'Mos ma prek plazhin', banorët e Sarandës në protestë kundër zgjerimit të shëtitores
  • 4 years ago
Një grup qytetarësh të cilët kundërshtojnë punimet në plazhin e Centralit kanë protestuar sërish ditën e sotme, duke u zhvendosur përpara bashkisë. Ata janë kundër hedhjes së zhavorit dhe inerteve në plazhin i cili do të shërbej si kantier ndërtimi i punimeve në bulevard. Protestuesit kanë kërkuar të takohen me kryebashkiakun Gurma për ti sqaruar se nuk do të preket plazhi historik i Sarandiotëve.

"Do të donim të zgjatej bulevardi. Në këtë kohë por të mos prishim ato gjëra që ne i kemi. Bekime që i kemi nga natyra nuk duhet t'i humbasim. duhet përmirësuar ky qytet. Ato që janë pronë monumente dhe traditë që vijnë nga e shkuara duhet të ruhen." tha një banor.

Gazetari i Report Tv,Limos Disdani shpjegon se qytetarët janë pritur për takim vetëm nga inxhinieri  i firmës kontraktore i cili u ka shpjeguar projektin disa prej tyre. Protestuesit sërish nuk kanë rënë dakord me projektin i cili do të paralizoj plazhin e Centralit për disa muaj.

"Jam me shqetësimin tuaj. Atë merak kishit plazhi i Centrales. Por plazhi nuk preket, hiqet hunda por nuk preket. Vija blu shpjegon gjurmën e re e projektit ajo me pika është plazhi ekzistues që nuk do të preket. Pjesa nga cepi dhe pjesa tjetër për nga Vaso Gjoni, do të montohen ca objekte që ndërthuren dhe krijojnë shkallë që do të shkojnë deri në det por vetëm muri, jo plazhi me rërë." ka deklaruar inxhinieri përfaqësues i firmës që po merret me zbatimin e projektit për zgjatjen e bulevaridit të Sarandës. 

Ndërkohë pritet që të ketë edhe një takim tjetër që të bëhet dakordësimi i zbatimit të këtij projekti. Firma ndërtuese ka mbushur me inerte pjesën e plazhit që do të bëjë punimet, pikërisht kjo ka ngjallur edhe reagime të shumta nga banorët, që theksojnë se kjo do të shkatërronte plazhin.
Recommended