“Kadastra e Sarandës na zvarrit”/ Banorët e Nivicës: Tokat na i ka njohur Gjykata e Lartë

  • 3 years ago
1005 banorë të fshatit Nivicë në bregdet vijojnë të mos kenë ende certifikata pronësie për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501.


Sorollatjet e 3 dekadave sa në dyert e pushtetit vendor, gjykatave, hipotekës dhe tani kadastrës shtetërore kanë qenë pa rezultat. Bëhet fjalë për 464 ha tokë bujqësore prej të cilave 20,5 ha të vendosura buzë detit Gjykata e Lartë ju njohu banorëve të Nivicës token në vitin 2017 detyruar nga vendimi i Gjykates 8 familje pajisen me AMTP nga bashkia e Himarës dhe dorëzojnë dokumentet për regjistrim në kadastrën e Sarandës.

? 1005 banorë kanë marrë nga 200 m që në vitin 1994. Më pas Gjykata e Lartë ja dha prapë tokën banorëve dhe në 2017 ne aplikuam pasi morëm AMTP pasi na i kërkoi vetë drejtoresha, pasi paguam 335 mijë lekë për ngastër pasi ishte zonë e paazhornuar dhe duhej paguar kjo shumë dhe sot e kësaj dite presim një përgjigje.

?A keni aplikuar? Keni dokumenta për të provuar qe është e juaja?

Valixhet i kemi plot por aty në hipotekë dhe në qeveri nuk na i pranojnë sepse na nxjerrin yçkla, duhet kjo duhet ajo. Vajtëm 30 vjet, tani pyetja është shumë e thjeshtë: dhe sa kohë duhet të shkojë akoma? ?

? Siç na tha ish drejtoresha Alba Kola në një përgjigje kjo është tokë e paazhornuar në një kohë që azhornimin e kemi bërë me topograf privat. Përgjigje më kanë ardhur shumë të tjera janë 3-4 përgjigje madje një është dhe nga Artan Lame që i kërkon hipotekës ta shohë çështjen.

? Në 93 kam blerë një objekt stallë dhish, në 96 e kam hipotekuar, në 2000 kam konstatuar qe është grisur hipoteka. Si është grisur? Si e provove? Shteti e ka grisur vete. Mafja e vjedhjes së tokave. Këtu funksionon që brenda viti shteti apo mafia vjen vjedh tokën dhe heq drejtori e vendos një drejtor tjetër?

? Pronën na e ka dhënë shteti, kartat të gjitha i kemi bërë, na ka marrë paratë se e kemi paguar tokën, morëm topografin. Sa keni qe prisni? 4 vjet?

? Tatimin na i mban në Lukovë, kur japim lekët e ujit dhe të dritave na mbahet edhe tatimi atje dhe skam asnjë letër timen, certifikatë.?

? Kam aplikuar edhe unë në hipotekë si gjithë të tjerët bashkë me 10 familje që në 2017 dhe asnjë përgjigje vetëm sorollatje, duhet kjo e ajo, çoje në ZRPP e Tiranës. Na ngatërrojnë se e dinë që ne nuk bëjmë dot gjë. Nuk kemi ku të ankohemi e dinë ata shumë mirë?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for N...

Recommended