Report Tv - Mbytet jahti pranë Sarandës, policia kufitare shpëton pronarin italian

  • 5 years ago
Një mjet lundrues jaht me flamur holandez, rreth 16 m i gjatë dhe i nisur nga ishulli i Korfuzit, është mbytur mesditën e sotme 2 milje larg bregdetit të Sarandës. Menjëherë pas lëshimit të sinjalit 'SOS' pranë vendit të quajtur Kepi i Gjepalit në ujërat e detit Jon, në drejtim të mjetit lundrues janë nisur forca të policisë kufitare të Sarandës. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që të shpëtohet pronari i jahtit, një shtetas italian, 52-vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Mësohet se italiani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Recommended