Ora News - Tërmeti në Durrës: Ekspertiza shpëton pronarin e lokalit të akuzuar për “vrasje”

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia pronarin e një lokali që akuzohej se ndërhyrja në strukturë shkaktoi shembjen e pallatit pas tërmetit në Durrës. Vendimi është marrë mbi bazë të ekspertizës që ka vlerësuar se shkak për shembjen u bë cilësua e dobët e betonit dhe jo ndërhyrjet e biznesmenit.

Vetëm dy ditë ka qëndruar në qeli, Artur Terziu, pronari i një lokali në një prej pallateve që u shemb gjatë tërmetit në Durrës, duke shkaktuar dy viktima.

Ai ishte në kërkim për rreth 7 muaj me akuzën ?vrasje në rrethana cilësuese?, pasi prokuroria e akuzoi pas tërmetit se kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit duke holluar kolanat, çka ndikoi në shembjen e objektit.

Por ekspertiza e thelluar ka rrëzuar pretendimet e akuzës, dhe ka dalë në përfundimin se shkak për shembjen e pallatit, ishte cilësia e dobët e betonit dhe jo ndërhyrja në strukturë e kryer nga biznesmeni.

Në këto kushte gjykata i ka hequr akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese duke lënë në fuqi vetëm akuzat falsifikim dhe ndërtim pa leje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/u-arrestua-per-shembjen-e-pallatit-ne-durres-lirohet-artur-terziu-bashke-me-te-edhe-pronaret-e-viles-palma/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended