RTV Ora - Protestat kundër Ramës, në polici dhe kreu i PD-se së Sarandës
  • 5 years ago
#rtvora
Pas protestave kundër kryeministrit, Edi Rama, policia ka shoqëruar dhjetra zyrtarë lokalë dhe mbështetës të opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Sarandës Hariz Mema është shoqëruar të hënën, 24 qershor, në Komisariat me akuza për protestën e paligjshme të mbajtur në datën 22 qershor, kur një grup personash protestuan kundër Kryeministrit Edi Rama. Edhe në gjirokastër Polica ka shoqëruar kreun e PD së degës në këtë zonë Dasho Aliko dhe sekretarin e PD Spartak Drasa, për shkak të tubimit që bënë të dielën ku tentuan që t?i bllokonin rrugën Kryeministrit Rama.

Pas shoqërimit të tyre, policia ka vendosur që të dy personat të procedohen në gjendje të lirë.

Ndërsa në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatimin e Kodit Zgjedhor, pas përplasjeve të ashpra në KZAZ-të e qytetit verior.

Në një letër drejtuar KQZ, Ademi sqaron përmes argumenteve ligjorë se ka zbatuar të drejtën që i jep Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe dekreti i Presidentit.

Ndërkaq ish-deputeti demokrat Bardh Spahia me anë të një reagimi në faqen e tij zyrtare pas vendimit të gjykatës që e la në arrest shtëpie për përplasjet në KZAZ e Shkodrës, ka thënë se nuk është penduar për rruëgn e përballjes me kryeministrin.

?Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim! Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone?, shkruan Spahia në faqen e tij në facebook.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protestat-kunder-rames-ne-polici-dhe-kreu-i-pd-se-se-sarandes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended