Kreu i PD kundër marrëveshjes së 2008-ës? Bash:Kriza zgjidhet me ndryshim të Kushtetutës

  • 5 years ago
Pas takimit që zhvilloi me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson, Basha theksoi opozita mbetet e vendosur jo vetëm për largimin e kryeministrit Edi Rama, por shembjen e plotë të sistemit në Shqipëri.

?Po shkatërron reformën në drejtësi për të shpëtuar veten dhe njerëzit e tij?, akuzoi Basha kryeministrin, duke shtuar se ?opozita sot ka patur një mundësi tjetër për të shprehur jo vetëm vendosmërinë për t?i qëndruar kësaj beteje për çlirimin e Shqipërisë nga kjo qeveri e kriminuar dhe jo vetëm të kërkojë të largohet Rama, por të shembet ky sistem.?

Basha foli edhe kundër marrëveshjes së 2008-ës, midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të opozitës, Edi Rama, që ndryshoi Kushtetutën dhe krijoi problemet që vuajnë sot shqiptarët.

?Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, përfshirë këtu edhe disa probleme të lindura në vitin 2008-të me ndryshimet kushtetuese që zhbalancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve. Me qëllimin e mirë për të larguar kandidatë për deputetë kriminelë nga zonat mazhoritare, përqëndruan pushtet në duart e kryetarëve të partisë, që më pas çuan në vitin 2013-të në numrin më të lartë të kriminelëve në Parlament. (E kam fjalën) për ndryshime në sistemin zgjedhor, ndryshime në sistemin kushtetues, forcimin e institucioneve që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja forcimin e rolit të qytetarëve në raport me Qeverinë?, u shpreh Basha.

Recommended