‘Jeruzalemi’/ BE kundër marrëveshjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë eBardhë në praninë e presidentit amerikan Donald Trump. Zëdhënësi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano u shpreh për mediat se Unioni ishte në dijeni të marëveshjes ekonomike individuale, por ka mbetur i surprizuar për çështjet e tjera të përfshira, si ajo e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe dërgimin e ambasadës serbe në Jeruzalem.PETER STANOZEDHENES I BE?Lidhur me axhendën se çfarë çështjes janë diskutuar, ne ishin të informuar përpara takimit për çështjet ekonomike, por jo për çësthjet e tjera.?Stano thekson më tej se qëndrimi i Bashkimit Europian për zhvendosjen e ambasadave në Jeruzalem është i qartë dhe nuk ka ndryshuar:PETER STANOZEDHENES I BE?Për çështjen e ambasadës: ky është një angazhim bilateral mes tyre. Këto pyetje duhet t?u bëhen atyre. Unë vetëm mund të them se pozicioni i BE-së për lëvizjet e ambasadave në Jeruzalem është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Nuk ka shtet të BE-së me ambasadë në Jeruzalem. Nuk ka delegacion të BE-së në Jeruzalem. Është në vijë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara. BE e ka përsëritur përkushtimin për zgjidhjen për dy shtete. Duhet gjetur rrugë nëpërmjet dialogut për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Pozicioni ynë është i qartë: duhet gjetur një mënyrë përmes negocimit për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqyteti i ardhshëm i dy vendeve.?Zëdhënëi i BE-së paraljmëroi edhe Serbinë, duke theksuar se një hap i tillë nga ana e Beogradit, mund të dëmtojë seriozisht rrugën drejt integrimit në Bashkimit Europian.PETER STANOZEDHENES I BE?Pasi që Kosova dhe Serbia e kanë prioritet integrimin në BE, BE pret që të dyja të veprojnë në vijë me këtë përkushtim, në mënyrë që të mos dëmtohet as prespektiva e tyre drejt Bashkimit Europian. Serbia është aktualisht duke vijuar negociatat e antarësimit me BE-në. Në këtë kontekst, çdo hap diplomatik që do të vinte në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE-së mbi Jeruzalemin përbën shqetësim dhe pikëllim serioz.?Kujtojmë se në marrëveshjen e nënshkruar të premten në Uashington, Serbia u zotua për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Aviv në Jeruzalem, ndërsa Kosova mori njohjen nga Izraeli me kusht hapjen e ambasadës atje.

Recommended