PD: Ndryshim në themel të Kushtetutës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita pretendon se reforma ne drejtësi do te kërkoje domosdoshmërish ndryshimin ne themel te Kushtetutës dhe per këtë arsye është e nevojshme me shume kohe per realizimin e saj. I ftuar ne emisionin ?7 pa 5? ne Vizion Plus, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani theksoi se për pikat e rena dakord me mazhorancen, opozita është e gatshme t?i votoje menjëherë, por ndryshimet e tjera, nuk mund te realizohen shpejt. Sipas Ristanit, Byroja Kombëtare e Hetimit, per te cilën është arritur dakordesi, do te jete institucioni kyç per te luftuar korrupsionin. Reforma ne drejtësi ka pesuar nje tjetër shtyrje per shkak te bojkotit 10-ditor te opozitës ne Parlament, qe erdhi pas vendimit te Byrosë per te përjashtuar ish-kryeministrin Berisha, pas thirrjeve te tij ne kuvend per armatosje te shqiptareve. Reforma mbetet kushti kryesor i Brukselit per çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe ndërkombëtaret kane kërkuar përmbylljen e saj përpara pushimeve te verës.

Recommended