Report TV - Protestë para gjykatës dhe thirrje policisë: S’jemi kriminelë, gjykata mos të bjerë pre
  • 5 years ago
Ka nisur sërish protesta e banorëve të Astirit, sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Me thirrjet: ?Turp, turp, turp, duam lirinë., apo atë ?Gjykata, gjykata të mos bjerë pre.?, -ata kërkojnë që të bëhet lirimi i protestuesve të dhunshme.

Shqiptarja.com sjell pamje nga ambientet jashtë gjykatës, ku protestuesit i hakërrehen policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre thotë se policia paguhet me taksat e popullit dhe se ata nuk duhet të qëndrojnë në rresht jashtë gjykatës.

?Ju rrini dhe mbroni një kriminel atje. Unë jam një burrë që e heq kapelen. Por ta dini se ushqeni fëmijët me taksat e popullit. Ore zoti Polic, dhe ne nuk jemi kriminelë. Kriminelët na qeshin, se rrinë aty fshehur.?-është shprehur njëri nga familjarët e protestuesve të arrestuar.
Recommended