Ora News - Lista e AKEP, ja 44 portalet që duhet të regjistrohen brenda 72 orësh në QKB ose mbyllen
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për përgatitjen e një ligji ku shpifja do të konsiderohet vepër penale, është paraprirë me nisjen e formalizimit të faqeve online.

Nën argumentin se një pjesë e subjekteve që janë në Shqipëri nuk licensuar AKEP ka kërkuar publikimin e nipteve në to.

Në deklaratën për shtyp bëhet e ditur se përfaqësuesit e portaleve online kanë 72 orë kohë që të publikojnë niptin përkatës, në seksionin Kontakt të faqes së tyre online. E në rast se nuk e kanë do të duhet të pajisen me një të tillë brenda këtij afati. Janë 44 portale që janë renditur prej AKEP ndërsa shtohet se procedura është mjaft e thjeshtë për tu realizuar.

Në listën e këtij institucioni janë renditur faqet informative nga më të rëndësishmet por dhe ato online. 360 gradë, skandal.al, exit, javanews, opinion, zjarr tv, botasot etj janë disa prej emrave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akep-nxjerr-listen-44-portale-kane-72-ore-afat-regjistrimin-n-qkb
Recommended